Sot Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolla në tri
barnatore në qytetin e Prishtinës.
Me këtë rast është hasur në 482 artikuj të ndryshëm (482 lloje të barnave) të kontrabanduara pa dokumentacion përcjellës, me vlerë rreth 10 mijë euro, shkruan Gazeta Sinjali.
Tutje, në komunikatë thuhet se “malli është sekuestruar dhe është proceduar me tutje në procedurë kundërvajtse”.