image Dogana - Kurtit: Vendimi i reciprocitetit po zbatohet me përpikëri

Kosovë

Ekonomi/ Dogana – Kurtit: Vendimi i reciprocitetit po zbatohet me përpikëri

news image

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Doganës së Kosovës, Ibraim Xhaka, ka thënë se vendimi i qeverisë në detyrë për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, po zbatohet me përpikëri nga dogana, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu e njoftoi Xhaka kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitë së këtij të fundit në doganë.

Sipas komunikatës nga kryeministria gjatë këtij takimi, u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Xhaka e njoftoi Kryeministrin në detyrë Kurti lidhur me mbarëvajtjen e punës së Doganave pas situatës së krijuar nga COVID 19 dhe në të njëjtën kohë, mbi zbatueshmërinë e vendimit të Qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë. Sipas raporteve të Doganave, ky vendim është duke u zbatuar në përpikëri që nga dita e hyrjes në fuqi.

“Kryeministri në detyrë, Kurti ritheksoi se reciprociteti buron nga parimi i barazisë, dhe se me vendimin e Qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po ndërtojmë gradualisht kapacitetet për zbatim efikas të tyre. Ai falënderoi Doganat për punën e tyre dhe bashkëpunimin me ministritë e linjës, si dhe iu uroi punë të mbarë”, thuhet në komunikatë.

Masa e reciprocitetit ndaj Serbisë u vendos më 1 prill nga qeveria në detyrë, si masë zëvendësimi për tarifën 100% që ishte vendosur ndaj mallrave serbe e boshnjake në vitin 2018 nga Qeveria Haradinaj./Gazeta Sinjali/