image Dodik thotë se Kosova nuk mund të njihet si shtet i pavarur në rrafshin ndërkombëtar

Rajon

Dodik thotë se Kosova nuk mund të njihet si shtet i pavarur në rrafshin ndërkombëtar

news image

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë se Kosova është çështje primare për Serbinë, por e para në aspektin nacional për Serbinë duhet të jetë Republika Serbe.

Dodik në konferencë për media, bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova nuk mund të shihet si shtet i pavarur në rrafshin ndërkombëtar, sipas tij nëse Kosova shihet në atë mënyrë, atëherë edhe Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të trajtohet njejtë.

“Ne jetojmë në Republikën Serbe si një shtet që ka ambiciet e saj dhe ne jemi të interesuar në bisedimet për statusin e Kosovës. Ne besojmë që Kosova është çështja primare për Serbinë, por e para në sensin nacional për Serbinë duhet të jetë Republika Serbe, dhe ne besojmë se kjo mund të ndërlidhet në interesin nacional”, ka thënë Dodik, shkruan Radio Televizoni shtetëror i Serbisë./ Gazeta Sinjali/