image Dodik i reagon Lajçakut për deklaratën “askush me mend në krye s’do ‘Republika Srpska’ në Kosovë”

Politikë

Dodik i reagon Lajçakut për deklaratën “askush me mend në krye s’do ‘Republika Srpska’ në Kosovë”

news image

Miroslav Lajçak ditë më parë kishte deklaruar se asnjë njeri me mendje të shëndosh nuk do të propozonte “Republika Srpska” në Kosovë, e pas kësaj deklarate të tij ka ardhur një reagim.

Është udhëheqësi politik serb i Bosnjës, Milorad Dodik ai i cili i ka reaguar Lajçakut në lidhje me deklaratën e tij që e ka bërë për Gazetën Express.

“Do ta shtroja këtë çështje nga poshtë lartë dhe do të thoja se pse dikush i arsyeshëm do të njihte pavarësinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë të mos e njohë Republika Srpskan”, ka thënë Dodik për “Srna”.

Miroslav Lajçak në një intervistë të dhënë një ditë para nisjes për vizitën në Kosovë, kishte deklaruar se BE-ja kërkon themelimin e Asociacionit, por që askush nuk e do një “Republika Srpska” të dytë, duke parë atë që po ndodh në Bosnje e Hercegovinë./GazetaSinjali/