image Do të pensionohet pas 22 vitesh, Dean befason me përgjigjen kur pyetet se ndaj cilit trajner u frikësua më së shumti

Futboll

Do të pensionohet pas 22 vitesh, Dean befason me përgjigjen kur pyetet se ndaj cilit trajner u frikësua më së shumti

news image

Gjyqtari veteran i Premierligës, Mike Dean, do të mbyllë bilbilin e tij në fund të sezonit pas një karriere më shumë se dy dekada në Premierligë dhe do të largohet si një nga personazhet më karizmatike të ligës, i njohur për thirrje kontraverze duke ngjallur reagime të shumta.

Pas konfirmimit të pensionimit, Mike Dean ka zgjedhur momente interesante të tij gjatë referimit, mes tjerash ka zgjedhur edhe kundërshtarin e tij më të frikshëm në fushën e gjelbër.

53-vjeçari e ka zgjedhur ish-menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger si trajnerin ndaj të cilit iu frikësohej më së shumti pas vendimeve të marra kundër ekipit londinez.

“Duhet të jetë Arsene [Wenger] kur ai ishte në Arsenal”, u shpreh ai. “Gjithmonë e kam pasur të vështirë, jo të gjykoja Arsenalin në përgjithësi, por të gjykoja Arsenalin kur ai ishte trajner. Ishte vetëm prania e tij – ai donte më të mirën për Arsenalin gjatë gjithë kohës dhe nëse ai mund të arrinte ndonjë mënyrë për të kapërcyer një të tillë, ai do ta bënte. Që kur ka mbaruar futbollin e kam parë atë dhe ai ka qenë i mrekullueshëm”, është shprehur Dean.

/GazetaSinjaliSport/