Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ditën e djeshme bëri një deklaratë të fortë dhe i dërgoi ultimatumin e prerë. Trump bëri me dije se po mendon të ndërprerë çdo marrëdhënie.
I menjëhershëm ka ardhur përgjigjja e Kinës, ku u ka kërkuar SHBA që të ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër koronavirusit, pas kritikave të përsëritura nga Presidenti Donald Trump.
Ministria kineze e jashtme tha që të dy qeveritë duhet të “luftojnë virusin së bashku”, por shtoi se kjo do të kërkonte që SHBA. “të dëshirojnë të punojnë me ne për këtë”.
Të enjten Presidenti Donald Trump kërcënoi të “ndërpresë tërë marrëdhënien” me Kinën, pasi ai vazhdoi të akuzojë Pekinin që nuk bëri sa duhet për të ndaluar përhapjen e virusit.
Marrëdhëniet midis dy vendeve mund të përkeqësohen më tej pasi Senati amerikan miratoi një projekt-ligj që kërkonte që Pekini të ndëshkohej për abuzimet e të drejtave të njeriut në Xinjiang. Deri në një milion Uighurs muslimanë janë dërguar në “kampe të riedukimit” në provincë./ Gazeta Sinjali/