image “Do ta mposhtim këtë dreq virusi dhe do të kthehemi t'i përqafojmë njerëzit tanë të dashur”

Botë

Itali/ “Do ta mposhtim këtë dreq virusi dhe do të kthehemi t’i përqafojmë njerëzit tanë të dashur”

news image

Italia është vendi më i goditur në botë (lidhur me numrin e viktimave deri tani) nga koronavirusi.

Pas Wuhanit në Kinë, ishte pikërisht Lombardia dhe kryesisht veriu i Italisë, vendet që u goditën më shumë dhe më shpejtë nga pandemia e koronavirusit. Kjo detyroi qeverinë italiane të marrë masa drastike për karantinimin e qytetarëve, të ngjashme me ato që morën autoritetet kineze në fillim të shpërthimit të pandemisë atje.

Dhe pikërisht pas vështirësisë, në epiqendrën e shpërthimit të virusit në fillim, ka ardhur lehtësimi.

Minisri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio shpërndau një foto nga qyteti kinez, ku shfaqen mjekë dhe qytetarë të përlotur që përqafojnë të të dashurit e tyre pas kësaj situate të vështirë që kaluan.

Di Maio kërkon të gjejë shpresë nga qyteti kinez, duke u shprehur: “Një imazh shpresëdhnës. Përqafimet e para pas përfundimit të bllokimit në Wuhan. Spese plagët shërohen. Edhe në Itali do ta mposhtim këtë dreq virusi dhe do të kthehemi t’i përqafojmë njerëzit tanë të dashur”, shkruan Di Maio. /Gazeta Sinjali/