image E kishte ftesën, Luizi zbulon arsyen e trishtë pse nuk u fut në “BBV1

Bota e Yjeve

E kishte ftesën, Luizi zbulon arsyen e trishtë pse nuk u fut në “BBV1

news image

Luiz Ejlli është kthyer në personazhin më të përfolur dhe më të ndjekur të i “Big Brother Vip 2”, por Luizi mund të ishte bërë pjesë e këtij formati që në edicionin e tij të parë.

Këtë e ka pohuar vetë Luizi gjatë ditës së sotme në një bisedë me Gertin, Kiarën dhe Dean.

Këngëtari ka treguar se ka qenë ftuar për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 1”, por pati arsye të fortë pse nuk pranoi. Ai tregoi se i ndërroi jetë babai dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë.

Pjesë nga biseda:

Gerti: “Ti do hyje që në Big Brother-in e parë?”

Luizi: Po, më thanë, por më vdiq babai dhe e lashë.

Gerti: Domethënë e ke studiuar Big Brother-in që në pandemi?

Luizi: Jo mor burrë, dy muaj para se të hyj. Thashë ta marr vesh njëherë se ku po futem. E fillova të studioj lojërat, zarfet si bëhet “Big Brother”.

“Big Brother VIP 1” u fitua nga Ilir Shaqiri, ndërsa në vend të dytë u rendit Donald Veshaj. Megjithatë, të gjithë do të ishim shumë kureshtarë për të parë se si do të ndryshonte loja e edicionit të parë me Luizin aty.

/GazetaSinjali/