Demokracia në Veprim ka thënë se pas numërimit të 95 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje është në vend të parë.
Sipas DnV-së, VV-ja ka 25.37 për qind. LDK-ja ka 24.68 e PDK-ja 21.78.
Koalicioni AAK-PSD ka 11.6 për qind, ndërsa Nisma rrezikon pragun me vetëm 5.06 për qind.
Ndërkohë edhe numërimet e KQZ-së deri më tani e nxjerrin VV-në të parën.