Rastet e dhunës në familje përveçse po ndodhin çdo ditë, ato edhe po raportohen çdo ditë tek organet e rendit, mirëpo ndonëse raportimi i tyre është i vazhdueshëm, nuk mund të thuhet se vërehet progres në aspektin e parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë ku janë arrestuar dy djem, pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht nënën e tyre.
Policia ka njoftuar se viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
Kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/