Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka shpërndarë një video në profilin e tij në Instagram, në të cilën shihen djemtë e tij duke luajtur e vallëzuar. Por ajo që bie në sy është se dikush nga ta ekspozon revolet.
Nuk dihet nëse revolet e ekspozuara janë lodra, për shkak të distancës nuk vërehet qartë pamja, megjithatë kjo nuk do të duhet të shfaqej publikisht nga një përfaqësues i popullit.
Për më shumë shihni videot:
/Sinjali/