image “Djema vrava gruan”, emigranti në Greqi dorëzohet në polici dhe rrëfen krimin e rëndë

Evropë

“Djema vrava gruan”, emigranti në Greqi dorëzohet në polici dhe rrëfen krimin e rëndë

news image

Një tjetër vrasje me viktimë gruan ka tronditur Selanikun, në Greqi. Një 49-vjeçar nga Armenia vrau gruan e tij në Poliçni të Selanikut mbrëmjen e së dielës.

Pas vrasjes së bashkëshortes, ai ka shkuar i vetëm në polici dhe u tha atyre: “Djema vrava gruan time”. 49-vjeçari, sipas një raportimi të MEGA, ka kërkuar nga policia që të informojë djalin e tyre 20-vjeçar.

Policia vazhdoi rrugën që kishte sugjeruar atyre dhe gjeti gruan e vdekur në dhomën e gjumit me plagë të shumta me thikë në gjoks dhe këmbë. Thika është gjetur brenda shtëpisë dhe sot pritet autopsia për shkaqet e vdekjes së gruas, raporton abcnews.al.

Çështja është marrë në dorëzim nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut. Autori pritet të dërgohet sot në prokurori./GazetaSinjali/