Dje në orët e para të mëngjesit është vjedhur një veturë e tipit “Mercedes G Class” në lagjen “Swiss” të rrethit të Çagllavicës.
Siç mëson Sinjali, kjo veturë është gjetur sot në Shqipëri dhe i është kthyer pronarit.
Por si ndodhi ngjarja?
Burimet e Sinjalit njoftojnë se dje rreth orës 05:30 të mëngjesit, disa të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e një personi dhe ia kanë marrë çelësat e veturës.
Me të njëjtën veturë, këta persona pas pak orësh e kanë kaluar kufirin me Shqipërinë, ku edhe është gjetur vetura.
Lokalizimi i veturës së vjedhur është arritur falë bashkëpunimit të Njësitit të Autokrimeve të Kosovës me Njësitin e Autokrimeve të Shqipërisë.
Sipas të njëjtave burime, vetura luksoze i është kthyer pronarit sot mirëpo pa tabela dhe dokumentacion plotësues.
Në lidhje me këtë rast, ende nuk dihet nëse ka ndonjë të arrestuar, mirëpo Sinjali do t’iu mbajë të informuar.