image Dje 31 të arrestuar, nuk respektuan masat për kufizim të lëvizjes

Kosovë

Siguri/ Dje 31 të arrestuar, nuk respektuan masat për kufizim të lëvizjes

news image

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 31 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë lidhur me pandeminë Covid-19, për kufizimin e lëvizjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Prizreni prin me numrin e të arrestuarve, gjithsej 20 person në katër raste të ndryshme.

Në Mitrovicën Jugore për 24 orë janë arrestuar katër persona, në atë Verioren tre persona, në Prishtinë katër dhe në Gjakovë një person./GazetaSinjali/

Raporti:

Fushë Kosovë 16.04.2020 – 01:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Dragash 16.04.2020 – 10:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
 Dragash 16.04.2020 – 12:00 Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
 Rr. Skënderbeu, Suharekë 16.04.2020 – 16:20. Janë shoqëruar në stacionin
policore shtatë meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
 Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 16.04.2020 – 20:50. Janë shoqëruar në stacionin policor njëmbëdhjetë meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Mizair Isma, Rahovec 16.04.2020 – 11:00. Është shoqëruar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Ulqinit, Mitrovicë 16.04.2020 – 12:42. Janë arrestuar dy të dyshuar
meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të
rregullt.

 Fsh. Vesekofc, Vushtrri 16.04.2020 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari
mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
 Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 16.04.2020 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË
Rr. Vlade Cetkovic, Mitrovice Veri 15.04.2020 – 23:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.