Katër anëtarë të një familje në Prishtinë janë rrahur dje mes vete, bëhet fjalë për prindërit dhe dy fëmijët e tyre.
Rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje, përderisa njëri prej tyre ka pësuar edhe lëndime trupore.
Djali dhe vajza janë dërguar në mbajtje, ndërsa prindërit e tyre janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 25.08.2020 – 09:30. Pas një mosmarrëveshje, ka ardhur deri te përleshja fizike e katër anëtarëve të një familjeje. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Katër të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, djali dhe vajza janë dërguar në mbajtje, ndërsa prindërit e tyre janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/