image Prishtinë/ Djali kanos nënën

Siguri

Prishtinë/ Djali kanos nënën

news image

Një grua ka raportuar në polici se është kanosur nga djali i saj. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, rreth orës 18:00.

Siç ka njoftuar policia, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari (djali i saj) mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, bën të ditur policia. /Gazeta Sinjali/