image Djali i Setienit përkrah transferimin e Neymarit në Barcelonë

Futboll

Futboll/ Djali i Setienit përkrah transferimin e Neymarit në Barcelonë

news image

Djali i trajnerit të Barcelona, Quique Setien, Laro, është duke mbështetur një transferim të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

Neymar u largua nga Barca për në Paris Saint-Germain në vitin 2017 për një tarifë rekord botëror prej 222 milionë euro.

Tani e disa kohë, ylli brazilian është duke u lidhur me një rikthim në Nou Camp, por edhe një transferim nuk është materializuar.

Barcelona e gatshme të përfshijë shumë emra të mëdhenj në shkëmbimin me Neymarin

Laro Setien, 24 vjeç, luan në nivelin e katërt të futbollit spanjoll për UE Sant Andreu dhe ka mbështetur transferimin e brazilianit te Barcelona.

“Mendoj se Neymar është më i miri, kështu që po, Neymar te Barcelona ju lutem”, ka shkruar Laro në profilin e tij në Instagram.

Neymar ka arritur të shënojë 18 gola në 22 paraqitje këtë sezon, pavarësisht se ka humbur shumë ndeshje shkaku i dëmtimit.