image Djali i Pantiqit: U bëj thirrje njerëzve t’ia dërgojnë babait ilaçet, është i sëmurë prej zemrës

Politikë

Djali i Pantiqit: U bëj thirrje njerëzve t’ia dërgojnë babait ilaçet, është i sëmurë prej zemrës

news image

Predrag Pantiq, djali i të arrestuarit Dejan Pantiq, për të cilin po protestohet me barrikada në veri të vendit, ka bërë një apel që babait të tij – që thotë se ka sëmundje të zemrës – t’i jepet mjekim dhe që familja të lejohet që të flas me të.

“U bëj thirrje të gjithëve që mund të ndihmojë që t’ia dërgojnë barnat babait tim, të cilat ai nuk i ka marrë prej katër ditësh dhe që i duhen shumë sepse është i sëmurë me zemër, ka probleme me tension dhe se së fundi i është vendosur edhe stenta“, ka thënë Pantiq, raporton Kosovo-Online.


Ai ka pretenduar që për Dejan Pantiqin nuk ka asnjë informacion përveç asaj që avokati i tij u ka thënë gjatë ditës së djeshme.

“Ne si familje nuk kemi asnjë kontakt me të, nuk e dimë a është mirë, kemi dëgjuar se ka fjetur në karrige…”, ka vazhduar ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar Pantiqit masën prej 30 ditësh në paraburgim gjatë ditës së djeshme.

/GazetaSinjali/