image Gjykata merr vendim ndaj serbit të dyshuar për përfshirje në masakrën e Dubravës
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Gjykata merr vendim ndaj serbit të dyshuar për përfshirje në masakrën e Dubravës

news image

Ish-gardianit të Burgut të Dubravës  64-vjeçarit Gavrilo Milosavljeviq, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji si i dyshuar për pjesëmarrje në krime të luftës kundër popullsisë civile, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali, ka raportuar sot se i arrestuari është 64 vjeçari Gavrilo Milosavljeviq nga Istogu, i shpërngulur pas luftës në Beograd. Derisa thuhet se ai në Istog kishte ardhur për t’u interesuar për pronën e tij.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, mashkull, kosovar i nacionalitetit serb, G.M, si i dyshuar për Krime Lufte në Kosovë, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999.

Prokuroria Speciale njofton se në kuadër të hetimit për vrasjet dhe keqtrajtimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës, gjatë luftës në Kosovë, ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurit G.M. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit e atij burgu si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e një numri të madh të të burgosurve gjatë muajit maj të vitit 1999.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka caktuar të pandehurit G.M. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/