image Fero shijon daljen nga burgu, shfaqet duke kalëruar

Bota e Yjeve

Fero shijon daljen nga burgu, shfaqet duke kalëruar

news image

Reperi gjilanas, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, shpeshherë është futur në telashe me shtetin. I njohur për shumë vepra të cilat bien ndesh me ligjin, ndër vite atij s’i kanë munguar incidentet të cilat i kanë kushtuar me heqje lirie. E kështu ndodhi javë më parë, pasi i njëjti u arrestua nën dyshimet për dhunë në familje.

Së fundmi, duket se reperi është liruar nga paraburgimi, pasi i njëjti ka ndarë me ndjekësit fotografi në InstaStory.

Fero po e shijon daljen, gjë që po e tregon vetë me publikimin e fotografive.

Së fundmi ai u shfaq duke kalëruar në një fermë kafshësh.

/GazetaSinjali/