image Djali i Gucatit: Refuzimi i vizës është i kotë, ministria pagoi shpenzimet

Kosovë

Djali i Gucatit: Refuzimi i vizës është i kotë, ministria pagoi shpenzimet

news image

Djali i ish kreut të OVL UÇK-së, Musli Gucati, ka folur rreth refuzimit të vizës nga autoritetet holandeze për vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku dhe po mbahet Hysni Gucati.

Musli Gucati ka thënë se kërkesën për vizitë në Hagë tek Hysni Gucati e kanë bërë një muaj më parë përmes palës mbrojtëse të babait të tij dhe të gjitha dokumentet janë dorëzuar me kohë për tek autoritetet holandeze.

“Qendra e Paraburgimit e ka pranuar kërkesën e vizitës sonë me datë 4 dhe 5 gusht por çuditërisht autoritetet holandeze e kanë refuzuar kërkesën gjoja se familjarët nuk kanë fonde të mjaftueshme për vizitë”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Tutje, djali i ish kreut të OVL-së së UÇK-së thotë se as Qendra e Paraburgimit në Hagë nuk ka bërë diçka në këtë drejtim, pasi që sipas tij është dashur të bëhej presion tek autoritetet holandeze pasi që qëllimi i vizitës ka qenë për vizitë tek prindi i tyre dhe jo për vizitë turistike atje.

Përgjigja e vetme që kemi marrë nga Qendra e Paraburgimit ka qenë se janë autoritetet holandeze të cilat vendosin për vizat”, ka thënë ai.

Më tej, ai bën të ditur se shpenzimet për bileta dhe qëndrimin në hotel e ka paguar Ministria e Drejtësisë teksa thotë se ne xhirollogari kur kanë aplikuar për vizë kanë pasur mjete të mjaftueshme financiare.

“Në llogari kur kemi aplikuar për vizë i kemi pasur diku 2-3 mijë euro dhe Ministria e Drejtësisë i ka paguar biletat dhe hotelin”.

Është një arsyetim i kotë ajo se çka na kanë dhënë autoritetet holandeze dhe të gjitha kanë qenë të paguar edhe mjete kemi pasur mjaftueshëm dhe ata që po mbahen në Hagë po privohen nga e drejta për tu vizituar nga familjarët”, ka thënë ai.

/Gazeta Sinjali/