image Djali i Edi Ramës infektohet me COVID-19

Shqipëri

Djali i Edi Ramës infektohet me COVID-19

news image

Greg Rama, djali i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai njoftoi se pas testimit ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por që gjendja e tij fizike dhe psikike është shumë e mirë dhe stabile. Po ashtu, ai u uroi shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë sëmundje.

“Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë! Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht. U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë! Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë”, shkroi Rama në Facebook./Gazeta Sinjali/