image Ditëve në vijim, Shqipërinë pritet ta kaplojë i ftohti siberian

Shqipëri

Ditëve në vijim, Shqipërinë pritet ta kaplojë i ftohti siberian

news image

Ditët në vijim moti në Shqipëri do të mbajë i ftoftë me temperatura të ulta, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas meteorologëve atje, do të mbretërojë mot siberian, ku temperaturat do të shkojnë deri në -17 gradë Celcius.

Reshjet e dëborës që kanë nisur mëngjesin e kësaj të premteje  në zonat malore, ndërsa trashësia në Peshkpi shkoi deri në 40 cm. Kalimi në aksin Peshkopi-Kala, i Peshkopi-Draj Reç-Kukës, e Dodës-Kukës duhet të bëhet me zinxhirë.

Edhe në Bulqizë termometri ka shënuar -7 gradë Celsius dhe dëbora ka sjellë problem në rrugët kryesisht rurale.

Dëborë ka në të gjithë gjithë territorin e Qarkut Kukës ku lartësia në Shishtavec deri në mesditë ishte 40 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prushi Has 10 cm.

Reshje nisen edhe në Stëblevë të Librazhdit dhe për qarkullimin pasdite kërkohen zinxhirë në akset e këtij qarku.

Jo vetëm verilindja por dhe juglindja u përfshi nga dëbora pas mesdite me reshje të dendura në qytetin e Pogradecit si dhe në Korçë brenda në qytet si dhe në Qafë Thanë e Qafë Plloçë.

Kujtojmë se Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbyllen shkollat në vend për shkak të temperaturave ekstreme të ftohtit. Sipas saj orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.

/GazetaSinjali/