image Ditë zie në Shqipëri në nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

Shqipëri

Ditë zie në Shqipëri në nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

news image

Në Shqipëri sot do të jetë ditë zie në nder të viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Vendimi u bë publik ditë më parë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama përmes rrjeteve sociale.

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë. Ulja e flamurit kombëtar në gjysmështize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, ka shkruar ai.

Tërmeti që ndodhi në Turqi dhe Siri mëngjesin e së hënës shkaktoi mbi 34 mijë viktima dhe la të plagosur mijëra persona të tjerë.

/GazetaSinjali/