Sot do të jetë një ditë historike për Ballkanin nga Suhareka.
Kampionët e edicionit 2021-22 të Superligës së Kosovës në Futboll do të debutojnë sonte në Ligën e Kampionëve.
Suharekasit do të luajnë ndeshjen e parë të rrethit kualifikues në Ligën e Kampionëve ndaj kampionit të Lituanisë, Zalgiris.
Dueli fillon nga ora 20:00 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Ndërkohë ndeshja kthyese do të luhet më 12 korrik në Lituani nga ora 18:00.