Konsiderohet lojtari më i jashtëzakonshëm që ka parë ndonjëherë bota e futbollit, por çmimet, rekordet dhe trofetë janë bërë diçka tepër e zakonshme për Lionel Messin.
Sulmuesi i Barcelonës sot ka fituar Këpucën e Artë, si golashënuasi më i mirë në Evropë për sezonin e kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.
36 gola i kishte shënuar Messi sezonin që shkoi për ta fituar Këpucën e gjashtë të Artë, duke u bërë futbollisti i vetëm në histori të këtij sporti që e ka arritur këtë.
Në sezonin 2011/12, kur e fitoi këtë çmim për herë të dytë, Messi vendosi rekordin e 50 golave brenda një sezoni.
Këpucën e Artë, Leo Messi e ka fituar në sezonet 2009/10, 2011/12, 2012/13, 2016/17, 2017/18 dhe 2018/19. /Gazeta Sinjali/