image Ditë e veçantë për ish-ushtarin e UÇK-së që humbi gjymtyrët në luftë, pajiset me pasaportë të Shqipërisë

Sociale

Ditë e veçantë për ish-ushtarin e UÇK-së që humbi gjymtyrët në luftë, pajiset me pasaportë të Shqipërisë

news image

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Agusholli, ka pasur një ditë të lumtur sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Agusholli i cili humbi gjymtyrët në luftë sot është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.

Ai ka thënë se kjo është një ndjenjë e veçantë për çdo shqiptar dhe me këtë rast ka falënderuar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe -presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën.

“Ndjenjë e veçantë sikur për çdo shqiptar që jeton anëkënd atdheut. Nga sot jam shtetas shqiptar edhe me dokumentacion. Faleminderit për këtë nderë Komandant Ramush Haradinaj e President Ilir Meta, faleminderit Shqipëri”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/