image Dita e pestë e protestave në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve

Shqipëri

Dita e pestë e protestave në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve

news image

Ka filluar dita e pestë e protestës në Shqipëri, kundër rritjes së çmimeve.

Për më shumë se 3 orë e 30 minuta mijëra qytetarë protestuan ditën e djeshme për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve bazë ushqimore.

Ata u mblodhën në orën 11:00 në Sheshin “Skënderbej” në Shqipëri për të marshuar në drejtim të kryeministrisë.

Ndryshe nga tre protestat e para, e djeshmja kishte pjesëmarrje shumë më e madhe. Mesazhe kryesor ishte ulje e çmimeve të karburanteve dhe e ushqimeve.

Nuk munguan edhe fëmijët, disa prej tyre mbanin në dorë pankarta me mesazhe ironizuese ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Protestuesit i bënë thirrje qeverisë të plotësojë kërkesat, në të kundërt protesta nuk do të ndalet.

Edhe pse kryeministria mori masa për mbrojtjen e godinës, gjatë protestës nuk pati asnjë incident.

Në gatishmëri qëndronin, forcat e posaçme shqiponja dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë që ishin të pajisur edhe me kundragaz, bashkë më autobotët me ujë për shpërndarjen e protestuesve./GazetaSinjali/