image Dita e parë e vitit 2022 i gjen vlonjatët në det

Shqipëri

Dita e parë e vitit 2022 i gjen vlonjatët në det

news image

Në këtë ditë të parë të vitit, qytetarët vlonjat kanë hyrë në det. Duket se kjo është mënyra se si e presin vitin e ri, ndonëse temperaturat janë të ulëta.

Ata kanë folur për Top Channel duke thënë se e kanë këtë ritual prej gjashtë vjetësh.

“Kemi një ritual prej gjashtë vitesh. Ujërat janë shumë të mira, nuk janë të ftohta. Është kënaqësi të lahesh. Të bën mirë për shëndetin, uji është i pastër, është pak i ftohtë por nëse lahesh mësohesh dhe nuk e ke problem. Disa frekuentojnë natyrën e malin, disa detin”, thanë ata.

Ndërkohë, nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me atmosferë festive në të gjithë Shqipërinë./GazetaSinjali/