Nga sot të gjitha automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas do t’u vendosen letrat ngjitëse në targat e automjeteve, shkruan Gazeta Sinjali.
Në ditën e partë të aplikimit të këtyre letër ngjitësve shefi i Misionit të BE -së për Sundimin e Ligjit në Kosovë ka deklaruar se “Sistemi i ri po funksionon dhe trafiku është i qarkullueshëm në të gjitha pikat e përbashkëta kufitare”.
Në një postim në Twitter ai ka shkruar se “Ekipet tona monitoruese vizituan gjashtë pikat e përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Serbisë sot për ta monitoruar zbatimin e marrëveshjes së re për targat“.
Për fund ai ka theksuar se “EULEX do të vazhdojë të ndjekë implementimin e kësaj marrëveshjeje”. /GazetaSinjali/