image Dita e fundit për aplikim për subjektet që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale

Kosovë

Dita e fundit për aplikim për subjektet që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale

news image

Subjekteve politike të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit kanë afat deri sot në ora 16:00, që të dorëzojnë aplikimin e tyre në Komisionin Qendror Zgjedhor, transmeton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se deri të dielën janë pranuar 29 subjekte politike, ku nga ato janë parti politike, dhjetë janë iniciativa qytetare dhe trembëdhjetë të tjerë janë kandidatë të pavarur.

Po ashtu, ai shtoi se numri total i këtyre subjekteve janë 34 kandidatë për kryetarë të komunave, si dhe 474 kandidatë për kuvende komunale.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar nga ana e 29 subjekteve politike prej tyre 6 janë parti politike, 10 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Në përgjithësi numri i kandidatëve të cilët përcaktojnë këto subjekte politike është 34 kandidatë për kryetarë të komunave të ndryshme, si dhe 474 kandidatë për kuvende të ndryshme komunal. Afati i aplikimit të subjekteve politike, pra dhe njëkohësisht për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve është data 16 gusht dhe deri në orën 16:00, KQZ do të presë aplikimet e subjekteve politike”, tha ai.

Elezi shtoi se deri në mesditën e së dielës KQZ ka pranuar rreth 6 mijë aplikime nga diaspora, ku nga ato janë aprovuar rreth 5340 aplikacione dhe 640 aplikime të tjera janë të refuzuara.

“Sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri në mesditën e ditës së diele, janë pranuar rreth 6 mijë aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar rreth 5 mijë e 340, ndërsa rreth 640 të tjera jo pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike. Edhe për këto raste, shërbimi votues i ka njoftuar për dokumentet që duhet t’i dërgojnë në mënyrë që t’iu aprovohet kërkesa për regjistrim si votues jashtë Kosovës”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.

Tutje Elezi ka shtuar se të gjithë këta aplikues të cilët regjistrohen suksesshëm si votues nga diaspora, do të mundën të votojnë që nga 15 shtatori.

“Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 15 tetor 2021”, shtoi ai.

Këto janë subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim deri të dielën, ora 14:00:

PARTITË POLITIKE

1. Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;

2. Partia Demokratike e Unitetit ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;

3. Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;

4. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet Kuvend Komunal në Prizren;

5. Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Podujevë;

6. Srpska Lista ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune (Graçanicë, Partesh, Shtërpcë, Zubin Potok, Leposaviq, Novobërdë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Kllokot, Ranillug) dhe për Kuvende Komunale (Partesh, Pejë, Prishtinë, Zubin Potok, Graçanicë, Lipjan, Leposaviq, Rahovec, Zveçan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Ranillug, Shtërpcë, Vushtrri, Klinë, Mitrovicë e Veriut, Skënderaj);

INICIATIVAT QYTETARE

1. Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

2. Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

3. Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;

4. Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;

5. Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;

6. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;

7. Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;

8. Iniciativa Qytetare për Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;

9. Iniciativa e Therandës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë;

10. Iniciativa Qytetare Mogillë – Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;

KANDIDATËT E PAVARUR

1. Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;

2. Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;

3. Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;

4. Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

5. Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;

6. Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

7. Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;

8. Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;

9. Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;

10. Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skënderaj;

11. Milazim Lushaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Kuvend Komunal në Prizren;

12. Rufki Suma ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Hani i Elezit;

13. Duško Maksimović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Graçanicë./Gazeta Sinjali/