image KQZ-ja certifikon nesër rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Zgjedhjet 2026

KQZ-ja certifikon nesër rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë të mërkurën mbledhjen e radhës, ku në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Mbledhja është caktuar pasi Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura lidhur me procesin zgjedhor, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultateve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka thënë Elezi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/