image Elezi: Rreth 6 mijë votues nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale

Kosovë

Elezi: Rreth 6 mijë votues nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale

news image

Deri më 18 gusht është afati i fundit për të paraqitur aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Votuesit jashtë Kosovës kanë afat deri më 18 gusht për të paraqitur aplikimet për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, shkruan Gazeta Sinjali.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, për Sinjalin ka bërë me dije se deri në mesditë janë pranuar rreth 6 mijë aplikime nga diaspora, ku nga ato janë aprovuar rreth 5340 aplikacione dhe 640 aplikime të tjera janë të refuzuara.

“Sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri në mesditën e ditës së diele, janë pranuar rreth 6 mijë aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar rreth 5 mijë e 340, ndërsa rreth 640 të tjera jo pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike. Edhe për këto raste, shërbimi votues i ka njoftuar për dokumentet që duhet t’i dërgojnë në mënyrë që t’iu aprovohet kërkesa për regjistrim si votues jashtë Kosovës”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.

Tutje Elezi ka shtuar se të gjithë këta aplikues të cilët regjistrohen suksesshëm si votues nga diaspora, do të mundën të votojnë që nga 15 shtatori.

“Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 15 tetor 2021”, shtoi ai.

/Gazeta Sinjali/