image Rinumërimi i 185 vendvotimeve, ndryshime të vogla te subjektet politike

Zgjedhjet 2026

Rinumërimi i 185 vendvotimeve, ndryshime të vogla te subjektet politike

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur rinumërimi i 185 vendvotimeve, për të cilat ishte vendosur rinumërimi i plotë.

Edhe pse kjo shifër përbën 7.41% të votave të përgjithshme, nuk janë vërejtur ndryshime domethënëse në votat e partive apo në renditjen e kandidatëve.

Lëvizje minimale janë regjistruar në rezultatet e subjekteve politike. Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) i janë shtuar 4 vota, duke kaluar nga 382 mijë e 865 në 382 mijë e 869 vota.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rritje me 8 vota, nga 135 mijë e 559 në 135 mijë e 567 vota.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka humbur 1 votë, duke kaluar nga 157 mijë e 893 në 157 mijë e 892 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka humbur 2 vota dhe pritet të ketë gjithsej 54 mijë e 729 vota.

Pas përfundimit të këtyre procedurave dhe eventualisht ndonjë ankese, pritet certifikimi i rezultateve zgjedhore të 7 qershorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/