image Disa video-incizime çojnë në arrestimin e 4 të miturve në Fushë-Kosovë, kjo është arsyeja

Siguri

Disa video-incizime çojnë në arrestimin e 4 të miturve në Fushë-Kosovë, kjo është arsyeja

news image

4 të mitur në Prishtinë deshën t’i “shpëtonin” Policisë pas një veprimi të bërë ditë më parë, por disa video-incizime i tradhtuan ata, shkruan Gazeta Sinjali.

Më 24 prill të këtij viti, rreth orës 12:45, Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë ata e kishin rrahur një person dhe ishin larguar.

Por disa video-incizime të siguruara nga Policia, çuan në arrestimin e tyre.

Sipas këtyre video-incizimeve, 4 të dyshuarit e mitur ishin parë duke rrahur 1 tjetër, dhe me këtë rast, dje më 30 prill ata janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/