image Disa shërbime të Twitter mund të bëhen me pagesë?

Internet

Disa shërbime të Twitter mund të bëhen me pagesë?

news image

Rrjeti social Twitter do ta zbulojë një mënyrë të re për të fituar para për shkak të rënies së të ardhurave.

Një prej mundësive mund të jetë ajo e parapagimit për disa pjesë të shërbimit të rrjetit social.

Ndryshe, Twitter në tre mujorin e dytë të këtij viti, të ardhurat nga reklamat ranë për 562 milionë dollarë.

Ndërsa, përkundër rritjes në numrin e përdoruesve gjatë pandemisë, humbja operative e kompanisë arriti në 142 milionë dollarë.

Drejtori i Përgjithshëm i Twitter, Jack Dorsey u tha investitorëve se do të krijojë teste dhe pako abonimi këtë vit, duke theksuar se standardet për pagesa për disa pjesë të shërbimit do të jenë mjaft të larta. /Gazeta Sinjali/