image Disa persona të plagosur nga një sulm i armatosur në Gjermani, vritet sulmuesi

Evropë

Disa persona të plagosur nga një sulm i armatosur në Gjermani, vritet sulmuesi

news image

Një person i armatosur ka vdekur pasi ka plagosur disa të tjerë në një sallë leksionesh universitare në qytetin e Heidelberg të Gjermanisë.

Policia gjermane thotë se personi i armatosur kishte një “armë të gjatë” dhe se një operacion i madh duke përfshirë shërbimet e urgjencës është duke u zhvilluar në zonën Neuenheimer Feld të qytetit.

Nuk dihet se sa persona janë lënduar, shkruan BBC.

Policia u ka kërkuar njerëzve që të shmangin zonën në mënyrë që punonjësit e shpëtimit dhe shërbimet e urgjencës të mund të lëvizin lirshëm./GazetaSinjali/