Persona të panjohur kanë tentuar ta hedhin në erë dje një lokal në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një person ka raportuar në polici se personat e panjohur janë përpjekur të vendosin eksploziv në lokal, derisa nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante. /Gazeta Sinjali/