image Disa lagje të Prizrenit sot do të mbesin pa ujë

Sociale

Disa lagje të Prizrenit sot do të mbesin pa ujë

news image

Disa lagje të komunës së Prizrenit do të mbesin pa ujë sot. Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se lagjet që do të mbesin pa ujë janë: Lagjja „Ralin“,  Lagjja „Lakuriq“, Lagjja „Ortakoll“, Lagjja „Bajram Curri“, Lagjja „Arbanë“,  Lagjja „Jeta e Re“, Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“,  Rruga „Edit Durham“ dhe Rruga „Fahredin Hoti“.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prizrenit

K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ PRIZREN njofton konsumatorët se me datë 20.11.2021 prej ores 07:00-19:00 për shkak të punimeve nga ana e operatorit ekonomik “Xerxa” në gypin transportues fi 400 mm, projekt i financuar nga Komuna e Prizrenit ku do të bëhet ndërrimi i ventilave kryesor në tri lokacione: “Salajdin Braha”, “Ardian Zurnaxhiu” dhe “Hadi Katarnxhiu”, pa furnizim të rregullt me ujë do të mbesin këto lagje:

• Lagjja „Ralin“,

• Lagjja „Lakuriq“,

• Lagjja „Ortakoll“,

• Lagjja „Bajram Curri“,

• Lagjja „Arbanë“,

• Lagjja „Jeta e Re“,

• Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“,

• Rruga „Edit Durham“ dhe

• Rruga „Fahredin Hoti“.

Me sanimin e defektit, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto lagje.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

/GazetaSinjali/