Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se nesër (6 qershor 2020) do të realizohen kyçjet e gypit të ujit me diametër 350 mm në Lagjen “Pejton” të kryeqytetit.
Si pasojë e këtyre punimeve teknike, zonat të cilat do të mbesin pa ujë të pijshëm nga ora 10:00-18:00 janë: lagjja “Pejton”, lagjja “Dardania”, lagjja “Lakrishte” dhe lagjja “Kalabria”, transmeton Gazeta Sinjali.
“Këto punime realizohen nga kontraktori i Komunës së Prishtinës ( investim i komunës në ndrrimin e gypit të azbestit ). “Roli i KRU “Prishtina” ka qenë përpilimi i projektit në fjalë dhe mbikqyrja e vazhdueshme, ndërsa nesër do të jetë angazhimi në mbikqyrjen e realizimit të këtyre kyçjeve, manipulimi me valvola për ndërprerjen e ujit përgjatë punimeve dhe çdo punë tjetër ndihmëse që kërkohet”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit./Gazeta Sinjali/