Disa besimtarë sot kanë tentuar ta falin namazin e Kurban Bajramit në xhaminë e Dardanisë në Prishtinë, ndonëse kjo është bërë e ndaluar nga Qeveria dhe përfundimisht dje nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), raporton Gazeta Sinjali.
Njëri nga pjesëtarët e këshillit të kësaj xhamie, Idriz Pllana ka thënë se edhe në këtë xhami nuk u fal Kurban Bajrami. Ndërkaq, ka shtuar se interesim pati por që nuk u lejuan të hyjnë në xhami pasi ishte e mbyllur.
Me vendimin e para pak ditëve të Qeverisë së Kosovës është ndaluar pjesëmarrja e qytetarëve në ceremoni dhe veprimtari fetare.
Ndërkaq dje BIK-u ka vendosur që ta pezullojë faljen e namazit të Kurban Bajramit për shkak të situatës me koronavirus. /Gazeta Sinjali