image Diplomon kontingjenti i ri i specialistëve të Kosovës për Operacione Shumëkombëshe

Siguri

Diplomon kontingjenti i ri i specialistëve të Kosovës për Operacione Shumëkombëshe

news image

Kontigjenti i ri i specialistëve të Kosovës ka diplomuar për Operacione Shumëkombëshe në Mbështetjes së Paqes, në Qendrën Trajnuese Ushtarake Britanike në Vyskov të Çekisë.

Toger Valdet Halimi, Rreshter shtabor Sabri Osmani, Rreshter shtabor Burim Haxhijaj dhe Rreshter shtabor Vedat Shatri janë pjesë e kontingjentit.

Përgjatë një muaji, ushtarët kanë mësuar mbi teknikat dhe procedurat më të avancuara që aplikohen gjatë operacioneve, nga instruktorët britanik me cilësi të lartë dhe me një përvojë të pasur operacionale nga teatrot kryesore të konflikteve.

Lajmin për diplomimin e tyre e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke e quajtur një lajm të shkëlqyeshëm.

“Ushtarakët tanë të gatshëm si gjithmonë për të dhënë kontributin efektiv, në operacione shumëkombëshe  në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.

“Së bashku me partnerët tanë vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!”, përfundoi ministri.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 6 persona, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "PMAT BMATT BMATT BMATT BMATT FIMAT BMATT"
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

/GazetaSinjali/