image Diplomatja gjermane për vizat: Në fund të vitit jepet drita e gjelbër

Politikë

Diplomatja gjermane për vizat: Në fund të vitit jepet drita e gjelbër

news image

E ngarkuara e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Susanne Schűtz, shprehet optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rrëfen për pritshmëritë e saj nga samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit.

Schűtz deklaron se më 13 tetor në Bruksel, do të ketë një takim të grupit të punës së vizave. Jemi shumë të lumtur që Komisioni do të paraqesë një përditësim teknik të raportit të tij lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Këtë herë ne llogarisim mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Gjermania është shumë mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është thënë madje edhe në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë sonë. Shohim që tani ka mbështetje edhe nga vende si Franca, kështu që shpresojmë që aty nga fundi i vitit  të gjitha shtetet anëtare të BE do të japin dritën e gjelbër politike për të shkuar përpara me liberalizimin e vizave dhe do të jetë një çështje e zbatimit praktik në terren”, tha diplomatja gjermane në intervistë për DW.

Ajo thotë se dëshirojnë të shohin që ky premtim që dha BE para disa vitesh të plotësohet tani për të gjithë qytetarët e Kosovës.

/GazetaSinjali/