image Diplomati Ischinger e përgëzon kancelarin gjerman që s'ka lejuar të poshtërohet nga Putini

Botë

Diplomati Ischinger e përgëzon kancelarin gjerman që s’ka lejuar të poshtërohet nga Putini

news image

Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar pas takimit që kancelari i gjerman, Olaf Scholz, ka pasur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale në kufi me Ukrainën.

Ischinger përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar si lajm inkurajues takimin mes dy palëve, derisa ka shtuar se Scholz duhet të përgëzohet, meqë s’ka lejuar të nënçmohet nga Putini.


“Kancelarin Scholz duhet përgëzuar. Ai mund të kthehet në shtëpi pa u poshtëruar nga Putini. Baza për një marrëdhënie kuptimplotë.” ka thënë diplomati gjerman, Ischinger.

/GazetaSinjali/