image Diplomati hungarez konfirmon 'non-paper'-in e ri: Dokument i jashtëzakonshëm

Politikë

Diplomati hungarez konfirmon ‘non-paper’-in e ri: Dokument i jashtëzakonshëm

news image

Deputeti hungarez, Andor Deli, ka deklaruar se ekziston një dokument joformal i cili njihet edhe si “non paper” i cili është hartuar nga vendet të cilat bëjnë pjesë në Grupin e Vishegradit dhe Austrisë i cili non paper synon që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në bisedimet për të ardhmen e Evropës.

“Personalisht, unë mendoj se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se do të ishte një mesazh jashtëzakonisht i mirë për qytetarët e rajonit, sepse ashtu si qytetarët e vendeve anëtare të BE-së, ata mund të shprehnin mendimin e tyre dhe do të përfshiheshin aktivisht në krijimin e drejtimit të zhvillimit për të ardhmen e BE-së”, ka thënë Deli.

Katër vende të Grupit të Vishegradit; Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia, por edhe Austria, i dërguan një “non-papers” të ri udhëheqjes së Bashkimit Evropian.

Ky dokument informal ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor, raporton klix.ba.

Ky dokument nuk merret me çështjen e kufijve në rajon, por kërkon nga Bashkimi Evropian një mbështetje shumë të rëndësishme për të gjithë rajonin.

Gjegjësisht, ministrat e jashtëm të pesë vendeve anëtare të BE-së po kërkojnë që shtetet dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në bisedimet zyrtare për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

/GazetaSinjali/