image Dimal Basha emocionon me status te gjatë- Gjen fajtorin për 1’shin në Biologji dhe tregon se si iu përkushtua Filozofisë në New York

Kosovë

Dimal Basha emocionon me status te gjatë- Gjen fajtorin për 1’shin në Biologji dhe tregon se si iu përkushtua Filozofisë në New York

news image

Deputeti I VV-së, Dimal Basha ka publikuar edhe një status në Facebook për t’i arsyetuar 1-shat që ai kishte marrë në shkollë.

Në një status të gjatë për të cilin edhe vet ai tha se “a keni nerva ta lexoni”  ka ndarë përvojën e tij me shkollimin dhe mësimin.

Një paragraf të veçantë i ka kushtuar lëndës së Biologjisë ku dhe aty kishte marrë 1-sh. Duke fajësuar sistemin arsimorë në vend, ai tregon për përvojat e tij në shkollat e Amerikës.

“Përveq shkollës fillore, e që në masë të madhe ka qenë bazike, në shkollë të mesme nuk kemi mësuar asgjë biologji. Në New York për herë të parë e kam lexu “The Greatest Show on Earth,” librin e Richard Dawkins, ku jam mahnit me formën e thjeshtë që e shpjegon teorinë e evolucionit. Pra Richard Dawkins ka qenë udhërrëfyesi që unë me kuptu rëndësinë e evolucionit, dhe pastaj nga aty jam njoftu edhe me librin tjetër të tij “God Delusion,” dhe ku jam njoftu me Dan Dennet, Sam Harris, Christopher Hitchens, e plotë tjerë që kishin hap një debat të ri mbi religjionet”.

Ai tha se në shkollë të mesme asnjë nga shokët nuk kanë ditur të mendojnë e shkruajnë në formë akademike, sepse thotë se as nuk ka pasur as nivel e as kushte, por as literaturë.

Postimi i plotë i tij:

/GazetaSinjali/