Një taksist në provincën Henan nxori nga vetura një pasagjer posa e dëgjoi se po kollitej.
Pasagjeri ishte futur në taksi dhe po qëndronte pranë taksistit, kurse në pjesën e pasme ishte ulur edhe një burrë. Ai i kërkoi taksistit që ta dërgoj në spitalin më të afërt.
Megjithatë gjithçka ndryshoi kur filloi të kollitet dhe taksisti e pyeti menjëherë “Pse po kollitesh, nga je?” Por, përgjigja ishte e menjëhershme e pasagjerit: “Nga Baodingu”.
“Bir, nuk dukesh se je nga atje me këtë theks. Ke qenë në Wuhan?” pyeti taksisti pasagjerin.
Aty filloi të mbizotëronte një atmosferë paniku, kur i riu i tha taksistit se sapo është kthyer nga Wuhani dhe për këtë po shkon në spital.
Taksisti reagoi ashpër duke ndalur menjëherë veturën dhe i kërkoi që të dalë jashtë. E pas konsultimit me pasagjerin tjetër që ishte ulur në pjesën e pasme, vendosën t’i telefonojnë policisë./Gazeta Sinjali/