image "A jeni robër të Allahut", pasagjeri ngrit panik në avion - anulohet fluturimi në Sydney

Botë

“A jeni robër të Allahut”, pasagjeri ngrit panik në avion – anulohet fluturimi në Sydney

news image

Fluturimi i “Malaysia Airlines” është detyruar të kthehet në aeroportin e Sydney pasi një pasagjer ka filluar të bërtasë me të madhe në mes të avionit “a jeni robër të Allahut”.

Ky shpërthim i pasagjerit jo vetëm tmerroi pasagjerët e tjerë në avion, por dhe shkaktoi vonesa shumë të gjata për udhëtarët.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale duket një burrë i cili qëndron në mes të bordit të avionit. Ai thotë se emri i tij është Muhamed dhe se është “rob i Allahut”, ndërsa “detyron” pasagjerët e tjerë aty pranë që të përsërisin se ata janë gjithashtu “robër të Allahut”.

“Ai hapi zinxhirin e çantës së shpinës, futi duart brenda, bëri sikur kishte diçka të rrezikshme në të dhe filloi duke bërtitur me sa kishte fuqi, pikërisht pranë sediljes time. S’kam qenë kurrë në jetë më i frikësuar”, u shpreh një nga udhëtarët.

Anëtarët e ekuipazhit të fluturimit kanë ekzaminuar më pas çantën dhe nuk kanë gjetur asgjë të rrezikshme në të.

Ndërkohë njerëzit kanë vënë në dukje mangësitë në sigurinë e aeroportit duke pohuar se pasagjeri kishte shfaqur probleme që në fillim.

/GazetaSinjali/