image Aksident i rëndë në Mitrovicë, vdes një 20 vjeçar

Siguri

Aksident i rëndë në Mitrovicë, vdes një 20 vjeçar

news image

Një 20 vjeçar nga Mitrovica ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në këtë qytet. Përveç tij, në këtë automjet kanë qenë edhe dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtuesi i këtij automjeti është dërguar në mbajtje, si shkaktar për këtë aksident.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili gjithashtu ka thënë se automjeti e ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

“Po, ka ndodh një vetaksident. Dyshohet se shoferi ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dal jashtë rrugës. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është në ndalim policor, pasi që dyshohet si shkaktar i aksidentit. Në veturë me të kanë qenë edhe dy persona, por për gjendjen e tyre akoma nuk kemi detaje”, ka thënë Zahiti./ Gazeta Sinjali/