Andrea Belotti thuhet se ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Ligue 1 Monaco dhe një marrëveshje është afër përfundimit.
Sulmuesi 28-vjeçar italian u largua zyrtarisht dje nga Torino si transferim i lirë, duke i dhënë fund lidhjes shtatëvjeçare me Granata. Ndërsa ai kishte ëndërruar për një kalim te Milani, kuqezinjtë kanë vendosur të fokusohen në objektiva të tjerë, duke e detyruar atë të marrë në konsideratë opsione të tjera brenda dhe jashtë vendit.
Siç raportohet nga TMW, Belotti ka zgjedhur Monacon si klubin e tij të ardhshëm dhe ai pritet të arrijë në Principatë ose sonte ose nesër në mënyrë që të përfundojë marrëveshjen. Disa detaje përfundimtare mungojnë ende por të dyja palët janë të bindura se gjithçka do të finalizohet së shpejti.
Gjatë shtatë viteve të tij me Torinon, Belotti bëri 251 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 113 gola dhe duke dhënë 28 asistime. Ai do të shpresojë të shkëlqejë në Monaco tani, duke bërë më në fund lëvizjen në një klub të lartë.
Një sezon mbresëlënës në Francë mund ta shohë atë të rifitojë një vend titullari në skuadrën e Italisë të Roberto Mancinit. Ai tashmë ka shënuar 12 gola në 44 ndeshje ndërkombëtare.